09:09 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident i pazakontë në autostradë, lopa përplas 7 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Në aksident janë përfshirë 7 makina, ndërsa shkak mësohet se ka qenë futja e një lope në autostradë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kasharit dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar , por vetëm dëme materiale në mjete.

Mësohet se 3 automjete që udhëtonin  në drejtim të Vorës dhe 4 automjete që kishin si destinacion Tiranën janë përplasur me njëra tjetrën, duke bllokuar qarkullimin.

Temat: