08:45 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / MSH

Aksident i rëndë në fshatin Zabllaq të Istogut, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zabllaq të Istogut.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se nga ky aksident është lënduar një person.

I lënduari është dërguar në spital për trajtim, si pasojë e aksidentit ka edhe dëme materiale.