17:50 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Gllarevë, krijohen kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, shkruan Indeksonline.

Sipas dëshimitarëve nga vendi i ngjarjes, nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore disa persona, derisa ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë nga organet kompetente.

Përveç lëndimeve, aksidenti ka shkatuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e këtij aksidenti, në magjistralen Pejë-Prishtinë janë krijuar kolona të gjata, pothuajse 10 kilometra.

Mësohet se në vend të ngjarjes kanë arritur dy auto-ambulanca të cilët kanë marrë të lënduarit për t’i dërguar në qendrën më të afërt për tretman të nevojshëm mjekësorë.

Ndërkaq, rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës por për momentin kanë thënë se nuk mund të japin detaje lidhur me këtë rast.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/


c