22:00 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Klinë, një i vdekur e katër të lënduar

Pak më parë në komunën e Klinës ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjne me dije se një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës.

Rastin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Driton Rugova.

“Po ka ndodhë një aksident me fatalitet në Klinë. Për pasojë një është me fatalitet dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore. Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Kurse, njësitet relevante janë duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Poashtu, vlen të përmendim faktin se në të njëjtin aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. /Indeksonline/