21:12 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Kryq të Klinës [Foto]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa orësh në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht në Kryq të Klinës.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline” në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i policisë rrugore.

Këta të fundit kanë thënë nga vendi i ngjarjes se ka lëndime të lehta trupore. Ndërsa ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar tollovi në këtë vend.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/