Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.
Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet se si pasojë e përplasjes, automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, e cila po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Deri tani nuk dihet për persona të lënduar, si pasojë e aksidentit./Indeksonline/

