14:42 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes janë Policia dhe Autoambulanca.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Bresalc ndërsa nuk dihet se sa persona janë lënduar. /06Press/