10:54 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Lipjan, afër QMI-së.

Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen dëme të konsiderueshme materiale në makina.

Sipas lexuesve, në vendin e aksidentit ende nuk është paraqitur policia as autoambulanca./IndeksOnline/