14:05 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Mitrovicë, motoçiklisti dërgohet në spital (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në komunën e Mitrovicës.

Atje janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës.

Një lexues i Indeksonline ka bërë të ditur se personi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Sipas pamjeve shihet që të dy mjetet kanë pësuar dëme të rënda materiale.

Ekipet policore janë duke qëndruar në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin që ka ndodhur rreth orës 13:00./Indeksonline/