08:00 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në një fshat të Pejës, disa persona të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Zahaq të Pejës.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se lëndime të rënda trupore kanë marrë disa persona.

Të përfshira janë dy vetura, derisa njëra dukshëm vërehet se është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./Indeksonline/