17:09 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Pejë, saktësisht në rrugën për në Rugovë, kilometri i tetë.

Nga ky aksident dy persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Indeksonline.

Për Indeksonline, rastin e konfirmoi, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.

“Policia e Kosovës është e informuar për një aksident në rrugën në drejtim të Rugovës në Pejë, në kilometrin e 8, kanë qenë të përfshira dy vetura, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.”, u shprehë ai.

Gjendja e të lënduarve ende nuk dihet./Indeksonline/