75 Mall Live Search
08:41 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / MSH1

Aksident i rëndë në Prizren, shkaktari ishte i dehur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Prizren, ku një veturë ka goditur një tjetër, duke pësuar një shofer.

Shkaktari i aksidentit u arrestua nga policia, teksa rezultoi se ishte duke e drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, shkruan IndeksOnline.

“Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm” thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante.