08:32 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, shoferi mbetet i bllokuar (Foto 18+)

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.

Nga aksidenti, shoferi ka mbetur brenda në kamion, ndërsa ai raportohet se është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e aksidentit, të cilët po mundohen që të nxjerrin shoferin e plagosur nga makina.

Deri tani ende nuk dihen shkaqet e aksident, por nga të dhënat e para dyshohet se atë mund ta ketë zënë gjumi.

Image

Image

Image

Image