16:49 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Pizren, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Gjakovë-Prizren.

Një dëshmitar i rastit për IndeksOnline ka thënë se ka edhe të lënduar, gjersa tregoi se në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca dhe Policia e Kosovës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të gjata në këtë rrugë.

Po ashtu, shihet se veturat e aksidentuara janë duke u larguar nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/