08:20 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Aksident i rëndë në Shkodër-Lezhë, vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë njëri nga shoferët, Zyhdi Meti 67 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi tjetër, 19-vjeçari me iniciale V.T. Ky i fundit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Makinat e përfshira në aksident janë një Ford Mondeo dhe një Volkswagen Golf 4. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.