19:34 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Shqipëri, mbrojtëset anësore përshkojnë trupin e shoferit (Foto)

Një aksident i trefishtë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Nikel në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ.al, një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, ka ndërruar jetë nga përplasja e fuqishme. Një automjet ngjyrë gri ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.

Shkaku i përplasjes nuk është bërë ende me dije nga burime zyrtare.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.