18:42 / E Premte, 09 Qershor 2023 / MSH

Aksident i rëndë në Shtërpcë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Shtërpcë.

Indeksonline raporton se nga përplasja e dy veturave, një person ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin.

Ndërkohë, për shkak të aksidentit janë shkaktuar edhe kolona.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.