75 Mall Live Search
00:01 / E Enjte, 07 Maj 2026 / S Z

Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Prugovc

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Prugovc, ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha materiale.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Shkaqet që çuan deri te përplasja mbeten ende të paqarta.