19:05 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / A. M.

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Ibrahim Rugova, “Range Rover”-i ndahet përgjysmë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në afërsi të Duhël-Suharekë.

Të përfshira ishin dy automjete, Ranger Rover, dhe një kamion i mallrave.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, në Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë e një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin” deklaroi Krasniqi.

Indeksonline ju sjell pamjet: