10:12 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në dalje të Fushë Kosovës, dhjetëra vetura të aksidentuara (Video/Foto)

(I plotësuar) Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin zinxhiror që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën autostraden “Ibrahim Rugova” në Fushë Kosovë.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë ka thënë për Indeksonline se në aksident janë përfshirë 10 vetura, përfshirë kamionë, vetura me targa vendore e të huaja dhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se janë disa të lënduar të cilët kanë marrë tretmanin mjekësor.

“Policia  e Kosovës, respektivisht njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës tanimë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha procedurat për hetimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë quar deri tek ky aksident me lëndime trupore dhe dëme të konsiderueshme materiale”, ka deklaruar Hoxha./Indeksonline/

——

Automjete të shumta janë ndeshur me njëra tjetrën në autostraden “Ibrahim Rugova”, në dalje të Fushë Kosovës, transmeton Indeksonline.

Kamionë, vetura civile dhe të policisë së Kosovës shihen të aksidentuara si pasojë e mjegullës së madhe në rrugë.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar pamje të rënda nga ky aksident zinxhiror ndërkohë thonë se kanë parë një person në gjendje të rëndë  dhe disa të tjerë të lënduar më lehtë.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për detaje…