18:35 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht tek Liqeni i Badovcit.

Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes janë parë edhe Emergjenca dhe njësia e Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Ndryshe ky aksident ndodhi në afërsi të vendit ku javën e kaluar humbën jetën katër persona si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku./Indeksonline/