75 Mall Live Search
21:49 / E Enjte, 21 Maj 2026 / B XH

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë qënë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë  dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.