Aksident i rëndë trafiku në Pejë, autobusi shtypë veturën (Foto)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Pejës.
Një autobus ka goditur një veturë me targa lokale duke e shkatërruar tërësish, raporton Indeksonline.
Raportohet se pavarësisht aksidentit të rëndë, nuk ka persona të lënduar.
Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga vendi i aksidentit, rruga ka qenë e mbushur me borë në kohën kur është shkaktuar aksidenti.
Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, mirëpo fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka qenë tragjik./Indeksonline/