15:46 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, transmeton Indeksonline.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa në vendin e aksidentit menjëherë ka dalë policia e trafikut./Indeksonline/