18:46 / E Martë, 17 Tetor 2023 / k.v

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, dy vetura të përfshira (Video)

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.

Lexuesit e IndeksaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku ende nuk ka informacion rreth gjendjes shëndetësore të personave të përfshirë.

Në vendin e aksidentit ndodhet edhe policia e trafikut e cila po merret me rastin./IndeksOnline/