15:35 / E Martë, 16 Gusht 2022 / B O

Aksident i rëndë trafiku në segmentin e autostradës Veternik-Bresje, tre të lënduar

Një aksident i rëndë komunkacioni ka ndodhur mesditën e sotme në segmentin e autostradës Veternik-Bresje.

Një veturë e modelit Dacia është goditur në krah nga një veturë në lëvizje.

“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin” thuhet në njoftimin e Policisë. Aksidenti ka bërë që në këtë segment rrugor të krijohen kolona të gjata dhe bllokim komunikacioni./Indeksonline/