07:59 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë zingjiror në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa çastesh në Fushë Kosovë.

Në këto pamje të siguruara nga Indeksonline, mund të shiheni që bëhet fjalë për një aksident zingjiror ku janë të përfshira dy vetura dhe një kamion.

Dy veturat janë dëmtuar rëndë, derisa gjendja shëndetësore e vozitësve dhe pasagjerëve nuk dihet.

Moti me ngrica dhe mjegullë është paralajmëruarpër sot nga IHK./Indeksonline/