15:05 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksident i tmerrshëm në kufirin kroat, çifti me një fëmijë janë në gjendje kome

Një aksident i rëndë është regjistruar në kufirin kroat, në pjesën e quajtur “Sveta Helena”.

Një veturë e cila po priste të kalonte kufirin në radhë është goditur nga prapa nga një veturë tjetër e cila duket se kishte humbur kontrollin, shkruan Indeksonline.

Një BMW po fluturonte kur goditi veturën tjetër të modelit Shkoda në të cilën gjendeshin një çift me fëmijën e tyre.

Që të tre raportohet se janë në gjendje kome. Zjarrëfikësit kanë bërë plot 45 minuta për ta nxjerrë nga vetura fëmijën në veturë, transmeton Indeksonline.

Raportohet se vetura e goditur është me tabela polake të regjistrimit./Indeksonline/