21:51 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident me 6 të lënduar në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se në këtë aksident  kanë qenë të përfshira dy automjete. Sipas tij, kanë pranuar trajtim mjekësorë në Spitalin e Vushtrrisë gjashtë (6) persona.

Ndërsa, nuk është raportuar se të njëjtit kanë lëndime serioze.

Njësiti përkatës i policisë është marrë me hetimin e rrethanave që karakterizojnë këtë rast./Indeksonline/