18:03 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksident me fatalitet në fshatin Grabovc, një i vdekur dhe tre të lënduar

Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, (nje autobus dhe nje veture e tipit Golf).

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje,  (nje autobus dhe nje veture e tipit Golf). Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se viktima e këtij rasti është  mashkull, shtetas Kosovar, ( pasagjer i veturës golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në qendër të mjekësisë familjare.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i autobusit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka theksuar Ahmeti./Indeksonline/