75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 28 Maj 2026 / Z S

Aksident me fatalitet në Shqipëri, vetura del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.

Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës , duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit, shkruan vizionplus.tv.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikese të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.