08:45 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident me lëndime në Prishtinë (Foto)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën “Tirana” në kryeqytet, raporton Indeksonline.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa lokale ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes është paraqitur autoambulanca dhe njësitet policore.

Nuk dihet numri i të lënduarve, mirëpo autoambulanca ka qëndruar për disa kohë në vendin e aksidentit./Indeksonline/