10:00 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Lipjan, përfshihen tri vetura (Foto)

Disa persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Mirne të Lipjanit.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, deri sa njëra kishte përfunduar jashtë rrugës, kurse tjetra në ara, raporton Indeksonline.

Ekipi i emergjencës ka shkuar në vendin e ngjarjes./Indeksonline/