13:31 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në mes fshatit Penuhë dhe Lluzhan.

Sipas informacioneve të para dyshohet se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, shkruan Indeksonline.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një kombi, përderisa në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe ekipet emergjente./Indeksonline/