18:59 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / OSH

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë-Pejë (Video)

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur aktualisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, ku si pasojë ka edhe të lënduar.

I lënduari vërehet në videon e siguruar derisa qëndron i ulur në tokë edhe. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ende nuk kanë dal zyrtarët policor, e as auto-ambulanca.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të automjeteve.