16:18 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në rrugën Deçan- Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Deçan- Gjakovë sot rreth orës 15:00.

Një lexues i ka dërguar  disa fotografi pas këtij aksidenti në të cilat shihen të aksidentuara një furgon dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas tij, në aksident kanë mbetur disa persona të lënduar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Deçan- Gjakovë. Ka të lënduar, por në bazë të informacioneve të para janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Ibraj për Kallxo.com.