19:57 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident me vdekje/ Makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin Elbasan – Librazhd, ku një person ka humbur jetën.

Sipas të dhënave të para, një makinë ka përplasur një këmbësor në vendin e quajtur “Labinot Fushë”.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Policia ka shkuar në vendngjarje.

Ja deklarata e policisë:

Më datë 03.12.2017 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë shtetasi D.S., 26 vjeç banues në Maqedoni duke drejtuar mjetin tip Kamion me targa BT 631 DM ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.M., 37 vjeç banues në fshatin Griqan Elbasan i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.