75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 17 Mars 2026 / Z S

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas një grua, që po lëvizte me motor elektrik

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, raporton A2CNN-i. 

Parprakisht mësohet se një autobot me ujë përplasi një grua që po lëvizte me motor elektrik. Aksidenti ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit që e shkaktoi aksidentin. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./Indeksonline/