08:32 / E Martë, 10 Gusht 2021 / OSH

Aksident me vdekje gjatë natës në Ndroq, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar gjatë natës në Ndroq. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50, ku mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë ka humbur jetën një prej drejtuesve 36-vjeç.

Mjeti me drejtues shtetasin me inicialet V. B., është përplasur me mjetin me drejtues 36-vjeçarin Sh. B., i cili nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.