09:59 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohen 3 vetura në Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përshirë tri automjete.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

Zëdhënësja e Policisë se Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 dhe kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 08:00 në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Indeksonline/