13:58 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident midis disa automjeteve, në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, në afërsi të sallës “1 tetori”.

Në aksident janë përfshirë disa vetura dhe një kamion.

Dëmet materiale janë mjaftë të mëdha, kurse nuk dihet për persona të lënduar, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Njësiti policor i trafikut. Në po të njëjtin vend pati aksident edhe gjatë ditës së djeshme./Indeksonline/