18:05 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksident mes disa veturave në Fushë-Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Fushë-Kosovës.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga Indeksonline në këtë aksident janë përfshirë disa vetura.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente por që si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona dhe bllokim i komunikacionit në këtë anë.

Nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar./Indeksonline/