Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Muhovc te Ferizajt.
Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen dëme materiale në të dy automjetet.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Deri tani nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident./IndeksOnline/

