15:30 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Aksident mes dy veturave në “Kodrën e Trimave”, lëndohen dy persona

Një aksident sapo ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave, saktësisht në rrugën  që lidh Prishtinën me Podujevë, raporton IndeksOnline.

Në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura dhe dyjat nga to, njëra e tipit “Pasat”,  e tjetra e tipit “Fiat” ka pësuar dëme materiale.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ardhur policia si dhe një autoambulancë.

Për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. IndeksOnline/