19:12 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Aksident mes dy veturave në lagjen Dardania në Pejë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pak më parë në lagjen Dardania në Pejë, ku dy vetura janë ndeshur mes vete, ndërkohë që njëra veturë pas aksidentit ka dalë jashtë rruge.

Në fotot që ka siguruar IndeksOnline, shihet se pas këtij aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk ka konfirmim se a ka mbetur dikush i lënduar prej personave që gjendeshin në vetura në momentin e aksidentit.