19:24 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aksident mes dy veturave në Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Podujevë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 18:19 ,në rrugën: “28nëntori” në Podujevë është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë kanë marrë lëndime  trupore dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendngjarje ndodhen njësitet përkatëse policore për trajtimin e mëtejmë të rastit. Rastin për Indeksonlie e ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.