14:38 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / k.v

Aksident mes dy veturave në Terrnavc, tre të lënduar dërgohen në emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton IndeksOnline.

Aksidenti ka ndodhur në Terrnavc, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes janë paraqitur autoambulanca dhe policia.

Të lënduarit janë përcjell për trajtim mjekësor, kurse njësiti i trafikut është marrë me rastin.

Aksidenti ka ndodhur midis dy automjeteve, ku njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës./IndeksOnline/