23:41 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident mes kamionit e veturës, në Kaçanik (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjën e sotme në Kaçanik.

Sipas pamjeve që një lexues ia ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, një kamion është përplasur me një veturë.

Vetura ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Kamioni ka targa të Shkupit./Indeksonline/