20:19 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

Aksident mes një automjeti dhe një biçiklisti në Prishtinë

Në Prishtinë rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një biçiklisti.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka marrë një person.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin!“, tha Borovci./Indeksonline/