13:39 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / FR

Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë -Podujevë, lëndohen pesë persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tregoi se pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.   Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin“, tha ajo.